Nga Shqipëria / E Enjte 23 Prill 2020, 14:02

Masa të rrepta deri në qershor, shtyhet gjendja e Fatkeqësisë Natyrore

Është miratuar vendimi për shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore për shkak të Covid-19 deri më 23 Qershor 2020. Vendimi i qeverisë u mirtatua me 91 vita pro, 5 kundër dhe 36 abstenim, në seancën e sotme në Kuvend.

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë nënkupton që masat kufizuese të vendosura nga qeveria do të mbeten në fuqi deri në qershor.

Ndërkohë kërkesa e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në 23 qershor shkaktoi debate sot në Kuvend. 

Sipas relacionit të qeverisë, vendi ndodhet në një situatë të kontrolluar, por është shumë e rëndësishme që qytetarët të vijojnë respektimin e masave për distancimin social.