Nga Shqipëria / E Enjte 23 Prill 2020, 11:11

Lyrical Son tregon momentin e vështirë: Si shpëtoi gruaja nga aborti, mjekët s’dhanë shpresë

Reperi i njohur Lyrical Son në një lidhje direkte me emisionin "Ftesë në 5", ka treguar si po e kalon kohën në karantinë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Gjatë intervistës, reperi tregoi edhe një moment të vështirë që kanë kaluar kur bashkëshortja ishte shtatzënë me vajzën e dytë.

Lyrical Son tregoi se mjekët nuk i kishin dhënë shpresë Gresës dhe e kishin këshilluar të abortonte për shkak të disa komplikimeve. Reperi u shpreh se falë Zotit, lindja shkoi me sukses dhe Erika sot është shëndoshë e mirë.

"Kur Gresa ishte shtatzënë me Erikën, gjithë doktorët ku shkuam për kontroll, na sugjeruan të abortonte. Në kontrollin e fundit mjeku tha që kjo ishte punë e Zotit dhe jo e mjekësisë. Është mrekulli e Zotit që Erika sot është 1 vjeç e katër muaj", u shpreh Lyrical Son.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on