Një 17 vjeçarja e quajtur Beth Palmer, nga Manchester në Britani i ka dhënë fund jetës. Familja e saj ka treguar për mediat se izolimi për 3 muaj në shtëpi si pasojë e Koronavirusit, i dukej si 300 vjet.

Ajo është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj, vetëm disa ditë pasi vendi u izolua për shkak të pandemisë. Familjarët shprehen se nuk ishin në dijeni që ajo vuante nga shëndeti mendor, mendonin se ishte e gjitha mërzi dhe trishtim ngaqë nuk do të vizitonte miqtë e saj apo që s’do të shkonte dot në kolegj.

Beth po studionte për t’u bërë artiste vokale dhe ishte shumë e talentuar. Mirëpo fatkeqësisht ëndrra e saj për këngën ka ngelur në gjysmë. Prindërit e adoleshentës e kanë ndarë tragjedinë me të gjithë në mënyrë që të përcjellin një mesazh te njerëzit: duhet t’iu qëndrojnë sa më afër fëmijëve të tyre në këtë periudhë dhe duhet t’i kuptojnë.

“Ajo nuk mundi ta mbaronte kolegjin, nuk mund të dilte jashtë dhe të takohej me miqtë e saj. Izolimi i dukej si 300 vjet. Këto tre muaj izolimi e bënë me fiksime se e gjithë kjo nuk do të mbaronte kurrë”, ka treguar i ati.
Burimi: "Daily Mail"

