Modelja bukuroshe Kejvina Kthella ishte mbrëmjen e djeshme në një video live me doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria. Modelja njihet për format e saj të bukura trupore dhe publikon vazhdimisht foto në rrjete sociale që marrin vëmendjen e të gjithëve.

Përpos komplimenteve të shumta, nuk kanë munguar rastet kur është akuzuar për operacione plastike. Gjatë intervistës me Skerdin, Kejvina ka treguar se është ‘pro’ operacioneve plastike. Ajo ka pranuar se dhe vetë ka kryer ndërhyrje, duke preferuar të mos japë detaje.

Megjithatë para disa kohësh e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, modelja la të kuptohej se ka kryer ndërhyrje në gjoks.









