Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Prill 2020, 20:08

E akuzuan për ndërhyrje në gjoks, Anxhelina Hadërgjonaj ua mbyll gojën të gjithëve

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj e cila prej vitesh jeton në Amerikë është kthyer së fundmi në Shqipëri, ku po kalon dhe karantinën. Ajo po tregohet shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar vazhdimisht foto nga më të ndryshmet.

Së fundmi Anxhelina ka postuar disa foto e veshur me të bardhë dhe ka ekspozuar dekoltenë. Përpos komplimenteve fotot kanë marrë dhe "akuza" për ndërhyrje estetike.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory një mesazh që i ka shkruar një ndjekës: "Paske bërë gjoksin". Në mënyrë që ta marrin vesh të gjithë të tjerët që mund të kenë dyshuar të njëjtën gjë, Anxhelina e ka bërë publike bisedën së bashku me një përgjigje.

"Po si e gjete? Këto ditët e karantimit më erdhi kirurgu në shtëpi", ka shkruar këngëtarja.