Reperja e njohur Rina Balaj po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Ajo publikon vazhdimisht foto dhe së fundmi ka bërë dhe një status mbështetës për të gjithë personat që fatkeqësisht bullizohen.

“Është më mirë të bullizohesh, sesa të jesh një bullizues. Të gjithë ata që bullizohen çdo ditë, më besoni… Zoti ka plane më të mëdha për të ardhmen tuaj”, shkruan reperja. Mirëpo mesazhi i saj pozitiv ndoshta është keqkuptuar sepse Rina ka treguar se ndjekësit e kanë bullizuar pikërisht për këtë arsye.

Ajo është zhgënjyer nga reagimi i ndjekësve të saj dhe në një status tjetër shkruan se ‘jemi shumë rëndë si popull’. “S’më besohet që u bullizova për shkak se i thashë njerëzve të mos bullizojnë. Shumë në gjendje të rëndë jemi si popull”, shkruan Rina.






