Siç dihet Tuna dhe Patris Berisha janë prindër të një djali që quhet Tian. Dyshja publikon shpesh foto pranë vogëlushit në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit momentet më të bukura familjare. Me 2 Maj Tiani feston ditëlindjen dhe mbush 3 vjeç, mirëpo këtë vit dhuratat për të kanë nisur disa ditë më herët.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto të të birit, i cili shihet i rrethuar nga dhuratat. Ai ka marrë lodra të ndryshme me të cilat do i kalojë për bukuri ditët e karantinës.

“Dhuratat e para të ditëlindjes”, shkruan Tuna krah fotos së djalit. Kujtojmë se Tuna dhe Patrisi janë përfolur shpesh për ndarje. Megjithatë dyshja iu ka dhënë fund thashethemeve dhe vazhdojnë të jenë bashkë.






