Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Prill 2020, 18:06

Flet 72-vjeçari i arrestuar në Sarandë: 17-vjeçarja më provokoi, erdhi me dëshirë

Janë zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një 72-vjeçar abuzonte seksualisht me një 17-vjeçare. Klan Plus bën të ditur se i moshuari e ka pranuar krimin para uniformave blu, por sipas tij marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirë dhe se e mitura e ka provokuar.

Sipas dëshmisë së të miturës para policisë, abuzimi dyshohet të ketë nisur 3-4 vite më parë, kur ajo ishte 13 vjeç. Ajo ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite në shtëpinë e të moshuarit me qira, derisa ndërtuan shtëpinë e tyre, po në të njëjtën lagje. 

Duke qenë se ai jetonte vetëm, sepse ishte i ve prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion, familja e çonte 17-vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e të moshuarit, t’i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.

Në këto raste ai ka abuzuar me të miturën, ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp. Kohët e fundit 17-vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj, të cilit ia tregoi çfarë ka ndodhur. Djali e bindi të miturën që ta denonconte në polici ngjarjen.

Burimi: Klan plus