Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Prill 2020, 00:12

Shkeli rregullat e higjienës, moderatori shqiptar largohet nga emisioni

Përgjatë muajit Prill dy moderatorët e njohur, Alban Musa dhe Suada Daci u larguan nga emisioni “Rreze Dielli”. Secili prej tyre dha dhe arsye. Në një postim në rrjete sociale Albani shprehej se një konflikt me drejtuesit dhe dinjiteti në punë ishin bërë shkas që ai të largohej. Nga ana tjetër Suada, e cila u largua vetëm para pak ditësh u shpreh se puna i ishte kthyer në detyrë. Mirëpo përgjegjësit e televizionit “Report Tv” kanë treguar se e vërteta është komplet tjetër.

Përgjegjësit e televizionit bëjnë me dije se Alban Musa ka shkelur masat higjienike të vendosura nga televizioni si pasojë e Koronavirusit. Masat dhe rregullat ishin vendosur që në ditët e para të shpërthimit të pandemisë për të siguruar shëndetin e gazetarëvë dhe personelit që vazhdon të punojë, por moderatori nuk i ka respektuar dhe si rrjedhojë është larguar nga “Rreze Dielli”. Përgjegjësit e televizionit shprehen se ai ka vendosur në rrezik jetën e të gjithë stafit.

Nga ana tjetër, moderatorja Suada Daci është larguar pas shkeljeve të vazhdueshme profesionale dhe të rregullave të punës në grup. Në vend të saj është vendosur Katerina Trungu e cila drejton emisionin së bashku me Zonjën Vjollca. 

Burimi: "Shqiptarja.com"