Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 22:10

Lushnjë/ Infermierja i shkon në shtëpi për të ëmën, 36 vjeçari e godet me thikë

Këtë të Martë një 36 vjeçar nga Lushnja ka goditur me thikë një infermiere. Ajo kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë dhe ka rënë pre e sulmit.

Policia bën me dije se 36 vjeçari pasi ka goditur infermieren është larguar menjëherë nga banesa por nuk ka arritur t’ia mbathë dhe është arrestuar.

Ndërkohë fatmirësisht infermierja është e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.