Këtë të Martë një 36 vjeçar nga Lushnja ka goditur me thikë një infermiere. Ajo kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë dhe ka rënë pre e sulmit.
Policia bën me dije se 36 vjeçari pasi ka goditur infermieren është larguar menjëherë nga banesa por nuk ka arritur t’ia mbathë dhe është arrestuar.
Ndërkohë fatmirësisht infermierja është e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
