Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 21:09

Tronditëse/ Abuzonte seksualisht me një 17-vjeçare, arrestohet i moshuari në Sarandë

Një 72-vjeçar nga Saranda me iniciale B.T është arrestuar nga policia. Ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare. Pas ndalimit nga policia dhe shoqërimit në komisariat, i moshuari ka pranuar kryerjen e vepres penale.

Njoftimi i plotë:  

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç,  lindur e banues në Sarandë.

Ndalimi  i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme  ka kryer marrëdhënie seksuale  me një 17 vjeçare  nga qytetit i Sarandës.

Policia e Sarandës  pas informacionit të marrë ka  bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme  veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur”