Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth feston këtë të Martë ditëlindjen. Ajo ka mbushur 94 vjeç dhe për herë të parë në 68 vite froni, për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi, Mbretëresha hoqi dorë nga përshëndetja me armë që i bëhet çdo vit në shenjë nderimi.

Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta. Mirëpo mungesa e një urimi publik nga ana e Harryt dhe e Meghanit ka rënë në sy të të gjithëve. Njerëzit kanë aluduar se marrëdhënia mes tyre vazhdon të mos jetë e mirë që kur çifti vendosej të shkëputej nga familja mbretërore por “Cosmopolitan” ka sqaruar të vërtetën.

‘Cosmopolitan’ shkruan se në jetën e tyre të re, Harry dhe Meghan kanë lënë pas dhe përdorimin e rrjeteve sociale. Ato janë shkëputur prej javësh dhe për këtë arsye ka munguar dhe urimi publik për Mbretëreshën.





