Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 20:08

Së shpejti ktheheni në punë? Njihuni me 4 llojet e maskave dhe si ta zgjidhni sipas nevojës

Me hapjen e bizneseve si rrjedhojë e lehtësimit të masave shumë shqiptarë do të rikthehen në punë. Mirëpo rikthimi në punë kërkon kujdes dhe mbrojtje maksimale për aq kohë sa virusi është ende mes nesh. Më poshtë po iu paraqesim 4 lloje maskash të cilat duhet t’i zgjidhni sipas nevojës:

Maskat kirurgjikale: Kjo lloj maske nuk e mbron përdoruesin, por mund të mbrojë personin që është afër nëse vishet siç duhet dhe mbulohet mirë hunda. Maskat kirurgjiake duhet të hidhen pas cdo përdorimi.

Maskat FFP1 (fotoja e dytë): Njëjtë si maskat kirurgjikale kjo lloj maske nuk e mbron përdoruesin por mund të mbrojë personin që është afër nëse vishet siç duhet. Kjo lloj maske mund të jetë efikase për 8 orë.

Maskat FFP2/ FFP3 (fotoja e tretë): Kjo lloj maske mbron përdoruesin dhe personat që ndodhen afër tij. Njëjtë si maska 2 dhe maskat FFP2/FFP3 mund të jenë efikase për 8 orë.

Maskat FFP2/ FFP3 me valvula: Maskat me valvula mbrojnë përdoruesin ama jo personat që ndodhen afër tij. Kjo sepse ajri i pafiltruar del jashtë përmes valvulës. Po ashtu një maskë e tillë mund të jetë efikase për 8 orë.

Pavarësisht se disa nga maskat e lartpërmendura nuk e mbrojnë përdoruesin, duhet të theksojmë se nëse vendosen nga të gjithë mund të shërbejnë për të mbrojtur të tjerët që na rrethojnë.