Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 19:07

Tragjike/ 45 vjeçarja në Tiranë bie nga pallati dhe humb jetën

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 45 vjeçare ka humbur jetën. Policia bën me dije se gruaja ka rënë nga lartësia e pallatit dhe dyshohet se vuante nga problemet mendore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.