Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 18:06

'Javën e ardhshme zgjerohet orari', Rama jep lajmin e mirë: Më 4 maj do të…

Kryeministri Rama në një komunikim direkt në Facebook deklaroi se javën e ardhshme orari i lëvizjes do të zgjerohet dhe nga 4 maji do të lehtësohet lëvizja brenda qyteteve me këmbë e makinë.

"Javën e ardhshme do e rrisim orarin për pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë. Nga një qytet në tjetrin", u shpreh kryeministri.

“Imponimi i rregullave duhet të vazhdojë se ndryshe humbet çdo vlerë. E di që ju kanë lodhur lejet e kufizimet por kjo është edhe një dhimbje koke edhe për mua. Javën e ardhshme do të rrisim orarin në Pazar dhe do të hapim shërbimin taksi. Nga një qytet në tjetrin. Nga e hëna 4 Maj do të lehtësojmë lëvizjen brenda qyteteve me këmbë e makinë. Jo vetëm makinat që duan të shkojnë në punë. Do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve. Prandaj edhe pak durim. Hapja do të garantohet me rregull, bizneset do ta mbajnë këtë vërtetim në e-Albania. Në fund të ditës këto leje e autorizim duhen për të garantuar shëndetin e gjithsecilit", tha Rama.