Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 17:05

Lufta ndaj koronavirusit, BE sjell 20 mijë teste në Shqipëri

Bashkimi Europian ka sjellë 20 mijë teste për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit. Lajmin e bën të ditur Ambasadori i BE-së në Tiranë, duke shkruar se sa më të besueshme të jenë testet, aq më efektive është lufta kundër Covid-19.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Nga 50 milionë eurot që Bashkimi Europian i akordoi Shqipërisë për përballimin e situatës nga Covid-19, 4 milionë janë për pajisjet mjekësore.