Një vogëlush 3 vjeçar nga Turqia ka arritur të mposhtë Koronavirusin. Pas 15 ditësh në kujdesin e mjekësve ai ka lënë spitalin Universitar për Kërkim dhe Trajnim Mustafa Kemal në provincën jugore të Hatay-it.
3 vjeçari ishte shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes. “Pacienti ynë i ri fillimisht kishte probleme me frymëmarrjen. Kishte nevojë për një respirator për tri ditë, por iu përgjigj trajtimeve tona shumë shpejt”, është shprehur Dr. Çigdem El në Departamentin e Shëndetit dhe Sëmundjeve të Fëmijëve për AA.
Ende nuk dihet nga është infektuar vogëlushi pasi familjarët e tij kanë rezultuar negativë në testin për koronavirusin. Pas 15 ditësh në kujdesin e mjekëve familja është shprehur e lumtur që më në fund është takuar me djalin.
“U mërzitëm shumë pasi testet e tij të COVID-19 dolën pozitive. Fatmirësisht, fëmija ynë tani është i shëndetshëm. Ne po ashtu kemi marrë trajnime për masat kundër virusit”, ka treguar babai i vogëlushit.
Burimi: "Daily Sabah"
