Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 14:02

Vetëm 33 vjeç, modelja e njohur gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, la një shënim

Është ndarë nga jeta modelja Ashley Mattingly, raporton TMZ. Sipas motrës së modeles, Ashley, 33 vjeç i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Austin, Teksas dhe la një shënim.

Familja e modeles ka treguar se ajo jetonte në Austin dy vitet e fundit dhe po luftonte me abuzimin ndaj alkoolit, por po përpiqej ta rikthente jetën e saj në rrugën e duhur.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ka marrë shënimin e lënë nga Ashley, si pjesë e hetimit të tyre.

Ashley ka pozuar për Playboy në 2011. Ajo u përfshi në një konflikt me partnerin e saj, Lane Garrison, në vitin 2012. Modelja e akuzoi aktorin për dhunë.

Hera e fundit që Ashley u shfaq në televizion ishte në vitin 2015 dhe siç raporton TMZ, modelja dukej mirë.