Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 13:01

U gjet i vdekur në pyll, Vildane Zeneli humb njeriun që i ndryshoi jetën: Të dua përgjithmonë

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli ka humbur një njeri të rëndësishëm, fotografin e njohur Peter Beard, i cili siç tregon modelja i ndryshoi jetën. Beard ishte zhdukur prej 10 ditësh dhe pas kërkimeve të shumta, policia e gjeti pa jetë në një pyll pranë shtëpisë së tij.

Vildane tregon se ishte vetëm 14 vjeçe kur e takoi për herë të parë fotografin dhe jeta e saj ndryshoi kur pozoi për të.

"Më trishtoi shumë. U prehsh në paqe Peter. Ky njeri nisi karrierën time dhe e dërgoi në një tjetër nivel. E takova kur isha vetëm 14 vjeç dhe jeta ime ndryshoi pasi pozova për të. Gjithmonë do t’i jem mirënjohëse dhe do vlerësoj gjithçka që ti Peter ke bërë për mua. Ti ndryshove jetën time, karrierën time dhe më bëre të besoj se unë mund të bëja gjithçka. Të dua përgjithmonë", shkruan modelja.

Vildane ka postuar edhe foton e shkrepur nga Beard kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.