Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 12:12

A është e mundur? Tirana zgjohet me zero raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton sot se Tirana nuk ka asnjë rast të ri. Kjo është hera e parë që kryeqyteti shënon zero raste të reja që nga fillimi i epidemisë.

Kështu Tirana i bashkohet vendeve si Napoli apo Hong Kong të cilat ditën e djeshme shënuan zero raste. 

Ndërkohë vazhdon gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar 17 raste pozitive dhe në Kurbin ku janë shënuar 8 raste të reja. 

Në 24 orët e fundit janë shënuar 25 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 609.