Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 11:11

Përcillet në banesën e fundit aktori i madh Rikard Ljarja, përmbushet amaneti i tij

Aktori i madh shqiptar Rikard Ljarja u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 77 vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej kohësh nuk kishte dalë nga shtëpia. Sot, me duartrokitje, ashtu siç e meriton një artist i madh, Rikard Ljarja është përcjellë në banesën e fundit.

Ai do të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shkodër, një amanet që ua kishte lënë familjarëve të tyre.

Për shkak të situatës së COVID-19, nuk ka pasur një prezencë të madhe të njerëzve, por vetëm miq dhe familjarë të afërt. As kolegët nuk e e braktisën. Siç raporton gazetarja Dhurata Hamzai për "Report Tv", të pranishëm ishte çifti Roza dhe Dhimitër Anagnosti, Rajmonda Bulku të cilët i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre.