Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 11:11

E fundit/ 25 raste të reja në vendin tonë, hera parë që Tirana...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 25 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 609. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 242 persona të dyshuar. Vazhdon gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar 17 raste pozitive dhe në Kurbin ku janë shënuar 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Në total janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 609 raste.

Betejën me sëmundjen e kanë humbur 26 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 345. 

Ju informojmë se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 32 të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive. Në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi" janë 8 pacientë të shtruar, 5 në terapi intensive në gjendje të rënduar, 3 ndodhen në pavion. Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.