Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 10:10

Donald Trump: Do ta ndërpres emigracionin në Shtetet e Bashkuara

Presidenti, Donald Trump tha të hënën se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara.

"Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve tanë amerikanë, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!", shkruajti Trump në Twitter.

Është e paqartë se çfarë mekanizmi do të përdorë presidenti për të pezulluar emigracionin, sa kohë mund të zgjasë një pezullim i tillë ose çfarë efekti do të ketë kjo në funksionimin e vendkalimeve kufitare në SHBA dhe mbi ata që tashmë mbajnë kartat e gjelbra.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të japë informacione të mëtejshme për urdhrin ekzekutiv.

Burimi: CNN