Presidenti, Donald Trump tha të hënën se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara.
"Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve tanë amerikanë, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!", shkruajti Trump në Twitter.
Është e paqartë se çfarë mekanizmi do të përdorë presidenti për të pezulluar emigracionin, sa kohë mund të zgjasë një pezullim i tillë ose çfarë efekti do të ketë kjo në funksionimin e vendkalimeve kufitare në SHBA dhe mbi ata që tashmë mbajnë kartat e gjelbra.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të japë informacione të mëtejshme për urdhrin ekzekutiv.
Burimi: CNN
