Nga Shqipëria / E Martë 21 Prill 2020, 09:09

E rëndë/ Ishte shtatzënë, humb jetën pacientja me koronavirus në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kosovë. Një paciente shtatzënë ka humbur jetë si pasojë e koronavirusit në Klinikën Infektive, Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar, Ferdinand Kolaj drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.

Arjeta Zogaj-Berisha, mjeke në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka deklaruar se pacientja nga Gjakova ishte e intubuar.

Ajo u shpreh se kishte shpresën se pacientja mund ta përballonte sëmundjen dhe se foshnja ishte me shëndet të mirë, por fatkeqësisht ato nuk arritën ta mposhtin koronavirusin.

Si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 16 persona në Kosovë. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 598.

Burimi: Abc News