Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë. Një vajzë rreth të 20-ave ka humbur jetën dhe lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Dyshohet se vajza ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë dhe policia po merret me hetimin e ngjarjes.
“Sot, me datë 20.04.2020, rreth orës 17:46, policia ka pranuar një informatë se në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë, një person rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas mjekëve, nuk u ka mbijetuar plagëve”, ka deklaruar Hoxha./ 'Top Channel'
