Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 21:09

Prekëse/ Ish boksieri shqiptar humbi jetën nga Covid-19, qeni e pret ende

Para disa ditësh ish boksieri shqipar, Skënder Kurti humbi jetën nga Koronavirusi. Që me datë 23 Mars 61 vjeçari kaloi vdekje klinike dhe prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive, megjithatë ai nuk mundi të shërohej.

Miku i tij, Murat Basha ka publikuar së fundmi një foto prekëse të qenit të të ndjerit, i cili me sytë nga shkallët ende pret që të dalë i zoti. Ai shkruan se Skënderi e kishte gjetur qenin fare të vogël dhe ishte kujdesur gjithmonë për të.

"Kuqi,Haçiko ynë.

Kuqi është qeni i Ner Kurtit. E gjeti të vogël fare, nuk kishte vEnd në apartament, por e mbante dhe ushqente aty në lagje. I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po, shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë, që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit te Neri. Sapo e pashë përsëri. Rri dhe pret me sytë ngulur nga shkalla e Ner Kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë, por edhe Kuqi…", shkruan Basha. Ai e ka krahasuar skenën me filmin "Haçiko", qeni që pret të zotin për vite me rradhë por ai kishte ndërruar jetë.