Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 20:08

Do bëhet baba për herë të parë, Kresha flet për largimin nga muzika

Reperi shumë i dashur për publikun, MC Kresha ishte në një lidhje direkte për emisionin "E diell". Ai ka folur rreth jetës së tij private dhe profesionale.

Siç tani e dimë reperi do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Erzina është në pritje të ëmbël por sa do të ndikojë foshnja në karrierën e Kreshës?

Ai ka treguar se po mendon largimin nga muzika, madje një proces i tillë ka filluar. Reperi u shpreh se pak nga pak po shkëputet nga bota e muzikës sepse arti e ka një cikël dhe çdo njeri e ka ciklin e tij, më pas ia lëshon rrugën të tjerëve.

"Pak nga pak kam ikur nga muzika. Më parë kam bërë çdo një vit nga një album, tani çdo dy vjet. Është një lloj largimi. Por nuk besoj se do mund të shkëputem menjëherë. Mendoj që si sporti, si arti e kanë një cikël. Secili e bën ciklin e vet dhe pastaj ua lë rrugën të tjerëve”, tha Kresha.