Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 18:06

Ç’nuk tha për Sanemin, Xhani pendohet dhe shihni ç’bën për ta rifituar

Para pak ditësh një deklaratë e Xhan Jamanit për aktoren Demet Ozdemir bëri bujë të madhe në media. Në një intervistë ai u shpreh se nuk do të dashurohej kurrë me aktoren, e cila njihet nga të gjithë si Sanemi. 

“Unë s’e kam menduar kurrë Demetin si një femër që mund ta dashuroj. Ajo është thjesht një mikeshë dhe kështu do mbetet. E kam ekzagjeruar kur kam folur për të. Mbase ajo më ka pëlqyer mua, por unë jo. Ajo mbetet e mrekullueshme dhe një vajzë e bukur, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia. Unë e kuptoj që shumë femra bien në dashuri me mua, por nuk është faji im”, shprehej Xhani, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë pranoi publikisht se mes tyre ka ekzistuar një lidhje.

Pas deklaratës së tij nuk mungoi dhe reagimi i Demetit. Ajo e quajti aktorin egoist dhe me probleme psikologjike. “Disa njerëz egoist e kanë zakon të mohojnë faktet. Ndonjëherë pyes veten mos kanë probleme psikologjike! Unë nuk i kërkoj askujt të më dashurojë, por të paktën ji i sinqertë para të tjerëve”, deklaroi aktorja.

Disa ditë pas ngjarjes së bujshme mediat turke shkruajnë se Xhani është penduar për fjalët e tij dhe po tenton të rifitojë sërish miqësinë e Demetit. Për këtë arsye ai ka pëlqyer fotot e fundit të aktores, një veprim ky që është vënë re nga të gjithë.