Siç tani e dimë të gjithë aktori i humorit Bes Kallaku ka një lidhje të ngushtë me gjyshen e tij, Ijen. Ai ka publikuar vazhdimisht foto me të në rrjete sociale, të cilat gjithmonë i ka shoqëruar me dedikime nga më të bukurat për dashurinë ndaj gjyshërve.

Këtë të Hënë Ija feston 81 vjetorin mirëpo në sytë e Besit ajo vazhdon të mbetet vetëm 18 vjeç. Aktori ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto krah gjyshes, e cila po punon kopështin dhe e ka uruar me fjalët më të ëmbla.

“Urime ditëlindjen e shtrenjta ime. Edhe sot në 81-vjetorin tënd, serish të gjeta duke punuar si gjithmonë, në kopështin që të mban gjallë dhe të re, në kopështin që të përtërin shpirtin.
Në kopështin ku sa herë vijmë na mbush me domate, patate, qepë! Urime 18-vjeçarja ime. Te kjo foto ke dalë si CR7 . Të duam shumë, dashuria, përqafimi, ngrohtësia, ajo që na rriti dhe na dha natyrshmërinë e fshatit. Bekuar qofshin gjyshërit e gjyshet! . Zoti ju rujt", shkruan Besi.






