Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 15:03

'Nuk jam testuar, por e di që e kam', këngëtari i njohur dyshon se ka koronavirus

Këngëtari i njohur, Sam Smith ka deklaruar se dyshon që është infektuar nga koronavirusi. Këngëtari nuk e ka bërë testin, por shprehet i sigurtë se ai tashmë është prekur nga Covid-19. 

Në një intervistë për Zane Lowe, Sam tha: "Unë nuk u testova, por e di që e kam. Dyshoj se jam i infektuar sepse gjithçka që kam lexuar e vërteton. Kështu që po, mendoj se padyshim jam i infektuar".

Po ashtu edhe motra e këngëtarit ka shfaqur të njëjtat simptoma dhe ata janë vetëizoluar për tre javë bashkë.

Sipas Sam ata janë infektuar, para se në Mbretërinë e Bashkuar të merreshin masat e izolimit. Këngëtari tha se tani ndihet më mirë dhe po punon me muzikën e tij.