Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 15:03

E pyesin si do bëhet për dasmat, Rama: Martohuni online ose...

Kryeministri Rama iu përgjigj sot disa pyetjeve të qytetarëve gjatë komunikimit live në Facebook. Një ndër të interesuarit pyeti nëse do hapen lokalet e dasmave pasi shumë çifte kanë prenotuar për të mbajtur dasmën e tyre. 

Kryeministri u shpreh se të gjitha çiftet që kanë planifikuar dasmën të martohen online ose të presin.

"Ose do të presin të bëjnë një dasmë të madhe ose një të vogël online me njëri tjetrin dhe pastaj do të presin kur të vijnë e madhja, ose do të bëjnë si do të bëjnë dhe do të presin", tha Rama.