Eros Grezda dhe Oriola Marashi prej disa muajsh janë në një lidhje dhe sigurisht marrëdhënia e tyre nuk ka mbetur pa u komentuar nga mediat. Deri më sot çifti ishin treguar të rezervuar, por së fundmi Erosi ka folur për herë të parë për Oriolën.

Në një prononcim për “Top Channel”, 25-vjeçari pranoi lidhjen me modelen me të cilën po kalon kohën në izolim dhe shtoi se tortën e ditëlindjes së tij e kishte përgatitur vetë ajo.

"Nuk është se kam festuar ndonjë gjë, thjesht e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh futbollisti.


