Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 13:01

Koronavirusi i la pa punë: Japonia ndihmë financiare punonjësve të seksit

Pandemia e Koronavirusit i la pa punë punonjësit e seksit prandaj Japonia ka vendosur t’u ofrojë ndihmë financiare. Mika, një punëtore seksi në Japoni shprehet e shqetësuar. Ajo takonte tre ose katër klientë në ditë ndërsa tani nuk ka asnjë klient dhe ka mbetur pa para e pa kursime. 

Mika thotë se po jeton me para borxh. Ajo është përpjekur të gjejë punë të tjera, por askush nuk po punëson në mes të një krize ekonomike. 

"Jam e shqetësuar nëse do të kem një vend për të jetuar ose nëse mund të gjej punë. Shqetësohem për shëndetin tim natyrisht, por tani shqetësohem më shumë se si të mbijetoj", tha ajo.

Qeveria ka filluar një paketë masive stimulimi me vlerë 108 trilion jen japonez (rreth 989 miliardë dollarë). Punonjësit e seksit kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë, një veprim që disa aktivistë e kanë mbështetur si një shenjë e përparimit për një industri që ka vuajtur prej kohësh stigma sociale. Por për shumë punonjës të seksit, paketa ofron pak siguri. "Qeveria nuk ka thënë qartë se do të ndihmojnë të gjithë", tha Mika.

Burimi: CNN