Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 12:12

E fundit/ Nisen 60 infermierë nga Shqipëria në ndihmë të Italisë

Një tjetër grup është nisur sot nga Shqipëria për në Itali me qëllim dhënien e ndihmës për përballimin e koronavirusit. "Abcnews.al" mëson se bëhet fjalë për 60 infermierë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën ndaj koronavirusit.

Kujtojmë që pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias.