Një vajzë 5-vjeçare nga Miçigani, që ishte ankuar tek prindërit për dhimbje koke, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Vogëlushja Skylar Herbert qëndroi për dy javë me respirator në spital dhe u nda nga jeta të dielën.

Skylar doli pozitive me koronavirus në mars dhe më pas iu zhvillua një lloj i rrallë meningjiti dhe pësoi ënjtje në tru. E ëma e vajzës, Lavondria tha se në një moment Skylar nuk pati më përmirësim dhe mjekët i thanë që me shumë mundësi truri i saj kishte ndaluar së funksionuari.

Skylar Herbert besohet të jetë fëmija i parë i infektuar me koronavirus që humb jetën në Miçigan. Prindërit e saj shprehen për mediat e huaja se nuk e dinë nga e mori vajza virusin dhe se ajo nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

