Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 11:11

Problemet e karantinës: Arrestohet gruaja në Prishtinë, rrahu burrin

Një grua në Prishtinë është arrestuar ditën e sotme për shkak se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj, gjatë qëndrimit të izoluar në këtë periudhë pandemie.

Bëhet e ditur se gruaja i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortit.

Sipas njoftimit të Policisë, pas një mosmarrëveshje mes dy bashkëshortëve, gruaja është treguar e dhunshme me bashkëshortin duke e sulmuar fizikisht.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.