Nga Shqipëria / E Hënë 20 Prill 2020, 11:11

E fundit/ 22 raste të reja në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 584. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar. Nga rastet e reja 3 i përkasin Shkodrës dhe 2 të Tiranës. Vazhdon gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar 5 raste pozitive dhe në Kurbin ku janë shënuar 12 raste të reja.

Në total janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 584 raste.

Betejën me sëmundjen e kanë humbur 26 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 327. 

Ju informojmë se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive. Në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi" janë 9 pacientë të shtruar, 5 në terapi intensive, 4 të intubuar. Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 253 raste
Durrës 42 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 16 raste
Fier 36 raste
Kavajë 9 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 19 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 99 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 raste
Has 13 raste
Krujë 23 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 3 raste
Kukës 11 rast
Mallakastër 1 raste
Kurbin 19 raste