Për shkak të pandemisë së Koronavirusit, të gjithë qytetarët janë detyruar të vetëkarantinohen dhe në këto momente kur e gjithë familja është bashkë krijohen kujtimet më të mira.

Mbrëmja e së shtunës do të mbahet mend për këngëtaret Adelina dhe Vjosa Emini të cilat organizuan në shtëpi një mbrëmje salsa.
View this post on Instagram
Këngëtaret kanë publikuar në Instagram disa video ku shfaqen duke kërcyer me muzikën në sfond teksa japin dhe një mesazh: "Dashuria, respekti dhe pozitiviteti janë elementet më të forta për të përballuar këtë sfidë".
View this post on Instagram
