Një burrë dhe një grua nga Italia kanë rënë në dashuri gjatë karantinës, teksa e panë njëri-tjetrin prej ballkoneve. Paola dhe Michele i hodhën shikime njëri-tjetrit, kur të dy dolën në ballkonet e tyre për të dëgjuar një koncert që po mbahej në lagje.
Ndër ata që performuan ishte edhe motra violiniste e Paolës, Lisa. Paola u shpreh se 'muzika ishte si shigjetë e hedhur nga Kupidi i dashurisë' kur pa Michelen nga kati i gjashtë i banesës së saj, aty ku jeton me nënën dhe motrën e saj.
"Ishte dashuri me shikim të parë për mua dhe për të gjithashtu. Sytë tanë thjesht u takuan me njëri-tjetrin. Atmosfera ishte aq romantike", tha Paola, 39 vjeç. "Ai ishte kaq i pashëm", shtoi ajo.

Michele, 38 vjeç e gjeti profilin e Paolës në Instagram dhe nisën të bisedonin deri në orën 3 të mëngjesit. "Dukeshim si adoleshentë që sapo kishim rënë në dashuri", u shpreh Michele.
"Atë natë shkruajtëm për orë të tëra. Kuptuam se ndajmë të njëjtat vlera dhe se ato do të ishin një bazë solide për marrëdhënien tonë, ne jemi të dy njerëz të vendosur, të sjellshëm dhe të ndjeshëm", tha Paola.

Michele i bëri një surprizë Paolës duke varur një çarçaf ku shkruhej emri i saj, në katin e sipërm të ndërtesës. "Michele di si ta përkëdhel shpirtin tim me fjalët e tij të ëmbla", u shpreh Paola.

Një fqinj i katit të tretë, i cili është DJ, ka vendosur t’i kushtojë një këngë çdo ditë çiftit.
Dyshja kanë vendosur të mos takohen, pasi Michele tha se dëshiron ta mbrojë Paolën. Ai është në kontakt me njerëzit pasi punon në bankë. Ndërsa Paola është avokate.
Michele u shpreh u shpreh se marrëdhënia e tyre është si magji ndërsa Paola e imagjinon takimin e tyre të parë në parkun e lagjes./Xing.al



