Kryeministri Rama nuk ngurron shpeshherë t'i kthejë përgjigje pyetjeve të ndjekësve të tij në Facebook dhe kështu ka vepruar dhe sot. Mes komenteve të shumta, dallonte komenti i këngëtarit të njohur, Luiz Ejllit i cili me humor ka shkruar se pas pensionistëve dhe mamave, radhën e daljes ta bëjë me alfabet.
"Dje nxore pensionistat, sot mamate. Te henen beje me alfabet: Le te dalin ata qe i fillon emri me A, te marten me B, etj. Kur te mberrish tek K, dil vete", shkruan Ejlli.
"Humor kaps quhet ky", i kthehet Rama.

"Po une tu drejtova si Kryeminister me K, pastaj se te shkon mendja tjera kund…", përgjigjet këngëtari.

