Nga Shqipëria / E Diel 19 Prill 2020, 19:07

Futbolli në zi: Ndahet nga jeta futbollisti shqiptar

Ka ndërruar jetë ditën e sotme ish futbollisti, ish trajneri, legjenda e futbollit kosovar, Bahri Shemsedini. Ish-futbollisti është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. 

Shemsedini njihet si një nga futbollistët më të mirë të Ferizajit dhe vetë Kosovës.

Ai ka dhënë kontribute të vyera në rritjen e futbollit. Shemsedini ishte angazhuar si futbollist dhe më pas si trajner.  Ai nuk u dorëzua së kontribuari as në kohën e okupimit serb.