Spanja po ia del në luftën me pandeminë. Pas shumë javësh e mbërthyer nga koronavirusi, rastet e reja po bien në mënyrë drastike. Ditën e sotme janë shënuar 1,528 raste të reja me Covid-19, një numër shumë më i ulët ky sesa dita e djeshme kur shifrat shkuan në 3,577.
Po ashtu edhe numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit është ulur. Të shtunën u regjistruan 565 viktima ndërsa sot 410.
Ky është numri më i ulët i vdekjeve ditore që nga 22 marsi.
Mbrëmjen e djeshme Kryeministri Spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi se izolimi do të zgjatet deri në 9 maj. Ai tha se më pas do të ketë një lehtësim të kujdesshëm të masave.
