Nga Shqipëria / E Diel 19 Prill 2020, 17:05

Lindi gjatë pandemisë së koronavirusit, prindërit i vendosin bebes emrin Dezinfektues

Dy prindër nga India kanë zgjedhur një emër të pazakontë për fëmijën e tyre. Meqënëse fëmija erdhi në jetë gjatë pandemisë së Koronavirusit, ata kanë vendosur ta quajnë "Dezinfektues" (Sanitizer).

Ky emër që ata kanë zgjedhur për fëmijën e tyre do të bëjë që këtë periudhë ta kujtojnë në çdo moment dhe në të ardhmen.

Babai i foshnjës Omvir Singh nga Saharanpuri i Indisë tha se kur njerëzit të flasin për koronavirusin në të ardhmen, do të kujtohen se dezinfektuesit i shpëtuan. Sipas mediave të huaja stafi mjekësor kanë mbetur të habitur kur çifti njoftuan emrin e fëmijës së tyre.