Këngëtarja Rozana Radi ishte së fundmi në një lidhje direkte me "Skype" për emisionin "Jo vetëm modë". Ajo ka folur për jetën e saj private, duke treguar nëse dasma është një ndër planet e saj të afërta.

Rozana ka treguar se dasma nuk është në projektet e saj të ardhshme, pra nuk e sheh afër. Ajo u shpreh se dasma është një dëshirë personale e individëve dhe jo gjithkush ka dëshirë ta bëjë.

"Jam në një moshë jo relativisht, as e madhe as e vogël. Megjithatë dasmën nuk e shoh në një nga projektet e mia të ardhshme, domethënë. Nuk e shoh afër, edhe pse kam një dyqan. Për mendimin tim mendoj që dasma është një dëshirë personale e çdo individi. Një vajzë ka dëshirë ta bëjë, një vajzë nuk ka dëshirë ta bëjë", tha këngëtarja.
