Moderatori shqiptar Bledi Strakosha në një intervistë për "Panorama Plus" ka treguar të reja për jetën e tij private. Ai ka zbuluar se është në një lidhje por ka një problem: ditët e karantinës po i kalon larg partneres dhe nuk mund të përqafohen apo puthen.

"Unë jam në një lidhje ç’është e vërteta, por kemi vendosur të mos takohemi këto kohë. Kështu afër si distancë gjeografike, sepse jetojmë në një qytet, por larg në kuptimin e mundësisë për t’u përqafuar, puthur…", ka rrëfyer Bledi.

I pyetur nëse ka ndërmend të krijojë një familje sapo kjo të marrë fund, moderatori është shprehur se nuk duhet t'i lërë rrethanat të ndikojnë në vendime kaq të rëndësishme.
“Mendoj se hapa të tillë nuk janë në dorën tonë. Krijimi i një familjeje është një dëshirë e hershme, por edhe përgjegjësi e madhe. Nuk mendoj se duhet të lejoj rrethanat që të diktojnë këto vendime.
Edhe pse këto kohë, për herë të parë në jetë po ndiej disi vetminë, nuk mund e nuk dua të nxitohem për të krijuar lidhje të gjata apo familje. Por nëse kushtet e ndjenjat puqen siç duhet, do të isha shumë i lumtur të ndodhte”, tha ai.

Përsa i përket jetës në karantinë Bledi tha se po kalon ditë të qeta, me muzikë, kafe, filma etj.
“E qetë. Përgjithësisht ditët e mia janë të qeta, përpos angazhimeve që hera-herës nisin në mëngjes e mbarojnë në mbrëmje. Por këto kohë po shijoj veten dhe shtëpinë, siç kisha kohë pa e shijuar.
Dita nis me një mëngjes të lehtë, kafe dhe muzikë. Vijon më tej kryesisht me filma e dokumentarë, ndonjë libër, punë që duhet t’i kryej nga shtëpia, por edhe gatime e punë shtëpie”, shprehet moderatori.



