Nga Shqipëria / E Diel 19 Prill 2020, 14:02

E infektuar me Covid-19 por nuk donte t'i linte pacientët, ndërron jetë infermierja në Itali

Lidia Liotta, një infermiere 55 vjeçare në Itali ka ndërruar jetë nga Koronavirusi. Ajo ishte infektuar që në fund të Shkurtit, por vazhdonte të punonte në një azil për të moshuar në Predore, në provincën e Bergamos.

Ajo shprehej se kapiteni nuk e braktis kurrë anijen dhe për këtë arsye nuk donte t'i linte pacientët e saj. Motra e saj Giusi ka treguar për mediat se e kishte parë për herë të fundit me datë 26 Shkurt.

"Lidia ishte si dielli. Ajo i bënte të gjithë njerëzit që takonte të ndiheshin më mirë, ishte e ëmbël me të gjithë. E takova për herë të fundit me 26 Shkurt.

Ajo ishte e shqetësuar se kishte pacientë me ethe dhe kollë. Unë u alarmova dhe i thashë të tërhiqet, mirëpo Lidia më tha se kapiteni nuk e braktis kurrë anijen.

Më pas ajo u ankua për dhimbjet e para në kocka dhe ethe. Mori disa dite pushim por më pas u kthye në punë dhe pse nuk ishte mirë. Shkoi në punë në orën 7 të mëngjesit dhe e mbylli në 20:30.

Pas kthimit në shtëpi gjendja e saj u përkeqësua, ethet u rritën dhe Lidia thirri ambulancën. Ajo së pari u intubua, pastaj iu nënshtrua dializës, luftoi për 20 ditë dhe fatkeqësisht vdiq", ka treguar e motra e infermieres.

Burimi: "lastampa.it"