Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha pas largimit nga spektakli "Portokalli" filloi punë në "Klanifornia". Pak muaj pas kësaj asaj i erdhi një padi nga "Top Channel" për shkelje kontrate. Ajo reagoi duke thënë se i kishin falsifikuar firmën. (Lexo këtu)

Pavarësisht "zhurmës" që shkaktoi largimi i saj, në një video live me aktorin Gent Hazizi, Delinda u shpreh se në punën e saj të re në "Klanifornia" ka gjetur gjëra që i mungonin prej kohësh në një ambient pune.

"Në këtë staf kam gjetur dashuri harmoni, paqe, sinqeritet, dhe shumë gjëra që kisha vite që më mungonin”, u shpreh aktorja. Po ashtu në një pjesë të videos Genti i tha se është normale të ketë pak konkurrencë me të tjerët, se aktorët kështu e kanë. Mirëpo Delinda ka treguar se për të kjo nuk është aspak problem se pa konkurrencë "nuk jeton dot".





