Nga Shqipëria / E Diel 19 Prill 2020, 13:01

7 raste të reja me Covid-19 në Krujë, të gjithë punonin në fasoneri

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se brenda 24 orësh janë konfirmuar 14 raste të reja me Koronavirus në Shqipëri. Nga rastet e reja 7 janë në Krujë, 5 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 562.

Në Krujë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18. "Abc News" bën me dije se 7 personat e konfirmuar sot janë punonjës fasonerie, mes të cilëve dhe një 65 vjeçar. Katër prej personave që kanë rezultuar pozitivë janë nga zonat rurale të rrethit të Krujës.